Quantcast
Channel: » Panorama Plus
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3508

Kim Kardashian flet për shëndetin mendor të Kanye West: Vuan nga çrregullimi bipolar, është e dhimbshme dhe e ndërlikuar për të ….

$
0
0

Kim Kardashian West ka folur për shëndetin mendor të Kanye West. Në një postim në Instagram, ylli i televizioneve tha se reperi është diagnostikuar me çrregullim bipolar dhe se është tepër e ndërlikuar si edhe e dhimbshme për shumë njerëz që ta kuptojnë.

“Siç e dini shumë prej jush, Kanye ka çrregullim bipolar. Çdokush që vuan nga çrregullimi bipolar apo ka një person të dashur që është, e di se sa e ndërlikuar dhe e dhimbshme për ta kuptuar është,”- shkroi ajo.

Ndërsa shtoi: “Nuk kam folur asnjëherë publikisht se si ka ndikuar kjo tek ne sepse jam shumë protektive ndaj fëmijëve dhe të drejtës së Kanye për privatësi kur bëhet fjalë për shëndetin e tij mendor.”

Kim Kardashian e quajti bashkëshortin e saj një person të shkëlqyer por të komplikuar, si edhe tregoi betejat me të cilat ai është përballur përfshirë edhe humbjen e nënës së tij, Donda West, në vitin 2007.

“E kuptoj që Kanye është subjekt i kritikave sepse ai është një personazh publik dhe veprimet e tij ndonjëherë mund të shkaktojnë mendime dhe emocione të forta,”- shtoi Kim. “Ai është një person i shkëlqyer por ka shumë presion për faktin që është artist dhe njeri me ngjyrë, që ka përjetuar humbjen e dhimbshme të nënës së tij dhe duhet të përballet me izolimin  që rritet nga çrregullimi i tij bipolar. Ata që janë afër Kanye e dinë çfarë zemre ka.”

Një burim tha për CNN se miqtë dhe familjarët e Kanye janë të shqetësuar për shëndetin e tij mendor dhe duan të sigurohen që po merr ndihmën që i nevojitej.

Burimi shtoi se reperi u kontrollua nga një mjek të hënën që vendosi se ai nuk kishte nevojë për tu shtruar në spital.

Panoramaplus.al

       


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3508

Trending Articles