Një numër i madh këngëtarësh kanë shprehur pakënaqësinë për mbylljen së klubeve të natës dhe diskove duke thënë se kanë mbetur pa punë e pa të ardhura.
Mirëpo, këngëtari Ermal Fejzullahu është shprehur se është turp për kolegët e tij që flasin për lekët.
Ai tha se në Shqipëri dhe Kosovë ka shumë shtresa të varfra ndaj është turp për këngëtarët që ankohen se kanë mbetur pa punë.
“Kolegët e mi janë ligështuar sepse nuk kanë pasur shumë punë. Por përderisa në trojet e Kosovës dhe të Shqipërisë ka shumë të varfër, për ne është shumë turp të na dëgjojë kush duke u ankuar, duke thënë nuk kemi punë. Është turp prej Zotit, kështu që ne të bëjmë maksimumin tonë dhe t’i kënaqim ata njerëzit. Nuk kanë lidhje pazaret, nuk kanë lidhje lekët, është turpi i botës të flasin këngëtarët për lekë. Është turpi i botës, të betohem,”- tha Ermal Fejzullahu i ftuar në emisionin “Ora Verore”.