Quantcast
Channel: » Panorama Plus
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3508

A është e dashuruar? Lei Kraja flet për jetën private dhe zbulon a ka bërë operacione plastike

$
0
0

Lei Kraja përpiqet ta mbajë jetën e saj private larg vëmendjes së mediave.

lei kraja

Moderatorja është shumë e rezervuar kur pyetet nëse ka një mashkull në jetën e saj.

Në një mini-intervistë që zhvilloi me ndjekësit në Instagram, Lei Kraja u pyet nëse është e dashuruar, por vendosi të mos përgjigjet.

Ndjekësit ishin gjithashtu të interesuar për të ditur nëse moderatorja seksi, e cila njihet për format e saj perfektë trupore, ka bërë operacione plastike.

Por Lei Kraja u shpreh se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje plastike deri tani.

“Sa operacione ke bërë”- i shkroi një prej ndjekësve.

“Zero”- iu përgjigj moderatorja.

Ajo gjithmonë shfaqet e buzëqeshur dhe e qetë, megjithatë Lei Kraja ka zbuluar një anë tjetër të saj.

“Po me nerva bëhesh ndonjëherë? Se gjatë gjithë kohës të kemi parë vetëm duke qeshur,”- u pyet ajo, ndërsa u përgjigj: “Ufff ishalla nuk më shihni ndonjëherë me nerva.”

Si një moderatore e sportit, Lei Kraja u pyet se kush është lojtari i saj i preferuar nga Shqipëria dhe Kosova.

“Kam shumë po shumë,”- u shpreh ajo.

        


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3508