Quantcast
Channel: » Panorama Plus
Viewing all 3508 articles
Browse latest View live

“Mos u vetëquaj kineast”- Gent Hazizi ‘sulmon’ Ermal Mamaqin dhe i bën kërkesën publike: Kur monton disa gjëra, s’do të thotë që ke bërë film

$
0
0

Gent Hazizi ka komentuar për herë të parë prodhimin e dy filmave nga Ermal Mamqi.

Aktori është shprehur se kolegu i tij Ermali nuk mund të vetëquhet kineast. Hazizi tha se është guxim i madh të bësh film.

Por sipas tij, prodhimet e Mamaqit nuk janë filma por ‘disa gjëra të montuara’.

Aktori i humorit i kërkoi që të bëjë deklarata ku shprehet se është i suksesshëm si kineast pasi bëhet mosbesues në sytë e njerëzve.

“Ermal Mamaqi prodhoi dy filma. Pse nuk ndodhin në filma të tjerë këto gjëra?”- u pyet ai i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora.

“Nëse Ermali është i suksesshëm, bravo i qoftë. Por kjo nuk do të thotë se filmat e tjerë janë më pak të suksesshëm. Të dëgjoj pse Gjergji Xhuvani nuk bënte lekë me filmin dhe Ermali bën lekë, unë nuk mendoj që Ermali është i suksesshëm dhe Gjergji është i pasuksesshëm, kështu që nuk i vej dot në kandar këto gjëra.

Unë ia edhe them publikisht, mund t’ia them edhe personalisht, e mira është që të mos fillojë të quhet kineast. Unë mund ta quaj kineast, quaj Gjergj Xhuvanin, Fatmir Koçin, Bujar Limanin etj. Të arrish të thuash jam kineast është shumë. Është guxim i madh të thuash kam bërë film. Kur monton disa gjëra nuk do të thotë se ke bërë film, se edhe unë mund të dal të filmoj disa gjëra dhe të them kam bërë edhe unë film.

I montova dhe jam i suksesshëm. Është mirë që janë të suksesshëm por të mos japin deklarata sepse bëhen mosbesues. Kur dëgjoj dhe thotë kineast, unë them jo nuk je për shijet e mia,”– u përgjigj Gent Hazizi.

/Panoramaplus.al


“Ja tre gjërat që mund të bëjmë”- I mbijetoi koronavirusit, aktori i famshëm ka një mesazh për njerëzit që s’mbajnë maskë: Duhet t’iu vijë turp

$
0
0

Një nga të mbijetuarit më të famshëm në botë ndaj Covid-19 ka reaguar ashpër ndaj njerëzve që nuk mbajnë maska.

Aktori Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson ishin dy nga të famshmit e parë në botë që u infektuan me virusin vdekjeprurës.

maska koronavirus1

Dhe sipas People, Hanks u ka bërë thirrje njerëzve që të mbajnë maska.

“Ka vetëm tre gjëra që duhet të bëjmë në mënyrë që të jetojmë: Të mbajnë maskë, distancë sociale dhe të lajmë duart,”- tha ai në një konferencë për shtyp në debutimin e filmit të tij “Greyhound”.

Ndërsa shtoi: “Këto janë gjëra kaq të thjeshta, kaq të lehta dhe nëse dikush nuk i bën këto tre gjëra kaq bazike e themelore, atëherë mendoj se duhet ti vijë turp.”

Hanks dhe Wilson u diagnostikuan me virusin gjatë xhirimeve të filmit për Elvis Prelsey në Australi në mars dhe u karantinuan atje.

Ai luan rolin e menaxherit të këngëtarit të famshëm, kolonel Tom Parker.

Pasi u shëruan çifti u kthyen në shtëpi dhe dhuruan plazmën me shpresën për të ndihmuar të tjerët.

Hanks u bëri thirrje njerëzve që të bëjnë pjesën e tyre për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

/Panoramaplus.al

“Nuk më pëlqen fare kur …”- Zef Deda flet për aktrimin e djalit të tij Julian Deda dhe humorin në vendin tonë: S’janë të aftë të shkruajnë një batutë

$
0
0

Aktori i mirënjohur Zef Deda ka folur hapur për mënyrën e aktrimit të artistëve të rinj sot.

Ai është shprehur se sot aktorët nuk bëjnë për të qeshur pasi libretisti që shkruan tekstet është më i dobët se një shkrimtar i lënë as dore dhe që s’është i aftë të shkruajë një batutë.

Zef Deda shtoi se artistët detyrohen që t’i shkruajnë vetë batutat, ndërsa theksoi se mungon kultura e të interpretuarit dhe e të folurit.

“A bëjnë për të qeshur aktorët e humorit sot?”- u pyet aktori i humorit në një lidhje në Skype me emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora.

“Ne kemi pasur libretist, edhe sot kanë libretist, por libretisti është më i dobët se një shkrimtar i lënë as dore, pale ku e kanë gjetur, që nuk është i aftë të shkruajë një batutë dhe detyrohen artistët vetë t’i shkruajnë. Në vendet e botës nuk funksionon kështu. Problemi qëndron tek kultura e të shkruarit, kultura e të interpretuarit dhe kultura e të folurit,”– u tha Zef Deda.

Ndërsa pyetjes nëse humori i tij ndryshon me atë që bën i biri, Julian Deda iu përgjigj: “Po ka shumë ndryshime sepse atëherë ka qenë një censurë dhe ne thoshim atë që ishte e lejuar në atë kohë. Atëherë kishim edhe kontroll kulturor dhe kontroll politik. Sot nuk i kontrollon askush. Edhe Juli përpiqet të ketë kujdesin që ka dhe baba i vet dhe familja jonë. I kam mësuar fëmijët që të mos përdorin banalitete. Ka ndonjë moment që edhe mund të përdorë ndonjë fjalë të vogël banale, por mua nuk më pëlqen fare.”

/Panoramaplus.al

 

“Jemi zënë shumë”- Olsi Bylyku tregon reagimin e të dashurës për modelen e klipit: Ishte shumë e bukur, i iku truri

$
0
0

Olsi Bylyku është në një lidhje dashurie prej disa kohësh.

Ai duket shumë i dashuruar me partneren e tij Eglin dhe po mendojnë drejt krijimit të një familje së bashku.

Aktori i njohur i humorit tha se për momentin nuk bashkëjetojnë por me realizmin e projekteve që kanë do ndërmarrin këtë hap.

“Nuk bashkëjetojmë. Herë pas herë qëndrojmë tek shtëpia ime ku jetoj me familjen. Jemi drejt asaj rrugë. Egli po merret me projektet e veta dhe unë jam shumë i angazhuar me projektet e mia. Nëse projektet do ecin mbarë sigurisht do vazhdojë edhe bashkëjetesa, martesa, çfarë janë të gjitha këto, kalamajtë. Çdokush që ka një lidhje nëse nuk ecën me këto hapa për çfarë rrinë bashkë, absolutisht,”– tha ai në emisionin “Wake Up”.

Olsi u shpreh se ajo nuk është fare xheloze. Madje gjatë xhirimeve të klipit të tij të fundit, ai tha se janë pasi kishte një kërcim me një modele të bukur dhe Egli e kritikoi që nuk po e prekte shumë.

“Nuk është fare xheloze. Jemi zënë shumë gjatë xhirimeve të klipit të ri “Diablo”. Kisha një modele, ishte shumë e bukur dhe protagonistja e klipit. Me të kisha një kërcim dhe Eglit i iku truri që nuk e prekja. I thashë: “Po thuaj mi gocë se e prek unë gjithë ditën”… pastaj u pendua se në dublën tjetër me tha me terezi, qetësohu. Donte të isha komod. Pastaj pas fjalëve të saj isha komod,”- u shpreh aktori.

/Panoramaplus.al

   

 

“Hajde zemër”- Ronela Hajati ‘tërbon’ ndjekësit, foto ‘hot’ me të brendshme nga shtrati

$
0
0

Ronela Hajati ka ndezur rrjetin me pozat provokuese në rrjetet sociale.

Këngëtarja pozoi me të brendshme nga krevati duke çmendur ndjekësit.

Ajo vuri në pah format e saj trupore bombastike me të brendshme ngjyrë vishnje.

Ronela dukej mjaft joshëse dhe seksi në foton e nxehtë.

“Hajde baby thirrem miss!”– shkroi këngëtarja në përshkrimin e imazhit, ku shihet duke mbajtur të brendshmet me duar.

Duket se Ronela është mjaft në formë, pas ndarjes nga i dashuri i saj Yound Zerka.

Pak ditë më parë, ajo konfirmoi se ishte single dhe e lumtur.

/Panoramaplus.al

   

“Hiqi fare”- Françeska Jaçe gjysmë e zhveshur nga dushi nuk lë vend për imagjinatën: Plasëm vape

$
0
0

Françeska Jaçe nuk ka lënë vend për imagjinatën me pozat seksi nga shtëpia.

Modelja publikoi foto e sapo dalë nga dushi duke ngritur temperaturat.

Ajo pozoi e veshur vetëm me të brendshme seksi dhe me një peshqir në kokë.

Françeska vuri në pah fizikun e saj të përsosur dhe gjoksin bombastik.

“Plasëm vape”- shkroi modelja në përshkrimin e fotos.

Ndërsa ndjekësit e saj e ‘bombarduan’ me komente ku i kërkuan që të hiqte edhe të brendshmet.

“Hiqi fare që mos të kesh vapë 🙃🙃”– shkroi një prej tyre.

Një tjetër i komentoi: “Hiqi krejt se këta që ke veshur të djersisin 🤣🤣🤣🤣”

/Panoramaplus.al

         

“Do jem shërbëtorja dhe skllavja jote”- Vajza seksi ‘Ligjërisht bionde’ lexon mesazhet erotike që merr: Dua të lëpij këmbët dhe …

$
0
0

Vajza seksi Erida Baxha, e cila e ka quajtur veten ‘Ligjërisht bionde’, ka zbuluar mesazhet erotike që merr në inbox nga femrat.

Ajo është shprehur se i vijnë mesazhe shumë sms të çuditshme, por ato që e kanë befasuar më shumë ishin vajzat.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Erida zbuloi mesazhet e një vajze e cila i shpreh vullnetin për tu bërë shërbëtorja dhe skllavja e saj.

Ajo i shkruan se është gati që ti lëpijë me gjuhë këmbët, çorapet e këpucët.

“Mesazhe të çuditshme kam pafund. Por meshkujt nuk më habisin sepse pak a shumë unë e di se çfarë tentojnë me një femër. Por më kanë habitur mesazhet nga femra insistuese që kërkojnë të bëjnë gjëra, favore në formë ‘skllavërie’ për mua. Të më lëpijë këpucët, veshjet, çorapet. Kam disa mesazhe të çuditshme.

E kam si profesion thotë dhe do ta bëja me shumë kënaqësi për ty,”- rrëfeu ligjërisht bionde.

Ndërsa lexoi mesazhin e marrë: “Mund të jem shërbëtorja jote personale. Unë mund të pastroj këpucët, këmbët, çorapet me gjuhë kur të dalësh ti kesh gati. Mund të më shkelësh me këmbë në fytyrë. Mund të më kthesh një përgjigje, të lutem më prano. Mund të jem shërbëtorja ose skllavja jote si të duash. Dhe unë që i them: ‘Nuk më duhen shërbimet e tua’.”

/Panoramaplus.al

“Bukë me djathë e domate,”- Juristja seksi s’ka turp të marrë ushqime me vetë në plazh: Nuk kam komplekse, më shijon më shumë

$
0
0

Redona Koçi nuk ka aspak turp të marrë bukë me vete në plazh. Juristja seksi është shprehur se nuk ka komplekse, duke u thënë se ngrënia nuk është diçka për të cilën duhet të vijë turp.

Gjate nje interviste ne Vizion+, ajo shtoi se gjatë udhëtimit të saj për në Jalë merr me vete bukë me domate e djathë.

Redona Koçi, u shpreh se ky ushqim i shijon më shumë se sa të ngrënit në një restorant.

 “Sado mund të duket sikur Redona nuk e bën, por unë e bëj. Marr bukë, djathë, domate dhe gjatë udhëtimit për Jalë kur shkoj më shumë më shijon ajo sesa të ulem në restorant dhe të ha. Edhe në plazh i marr dhe nuk e kam problem. Varet edhe sa lejohet. Nuk kam komplekse fare. Nuk është turp të hash,”- tha juristja e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.

“Nuk besoj që nuk merr bukë me vete sepse kanë komplekse mos i sheh dikush,”- iu kthye bodybuilder-ja e famshme shqiptare, Holta Pilz.

“I bie që edhe ne të mos i besojmë Holtës se çfarë flet. Varet në çfarë vendi ha. Por nuk është turp. Nëse më merr uria do të ha. Por nuk është turp,”– iu përgjigj Redona.

/Panoramaplus.al

                 


“Humba shpresën”- Zamira Kita rrëfen dramat e jetës dhe momentin kur mendoi vetëvrasjen: Kujtoja se do i jepte fund dhimbjes së madhe që përjetova

$
0
0

Zamira Kita ka rrëfyer se jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë dhe është përballur me shumë vështirësi.

Në periudhën e komunizmit, aktorja e famshme shqiptare ishte me biografi të keqe dhe kjo e pengoi për të arritur shumë gjëra.

Ajo u shpreh se në jetë ka kaluar shumë dhimbje, duke filluar nga biografia, humbja e binjakëve dhe sëmundjes së vajzës së saj por që i ka tejkaluar me sportivitet.

Momenti i vetëm kur mendoi vetëvrasjen ishte në fillimet e karrierës së saj si aktore kur e emëruan në fshat për të ushtruar profesionin.

Zamira u shpreh se në atë moment e humbi shpresën dhe nuk shikonte asnjë dritë jeshile në horizont.

Ndaj ajo mendoi të vriste veten me mendimin që dhimbja e madhe që ndiente do t’i kalonte.

“Edhe kur më ndodhin gjëra të këqija, gjithë problematikat që kam pasur me vajzën, shëndetin e saj unë i kam kaluar me shumë sportivitet. Nuk e di pse kam pasur besimin dhe shpresën se çdo gjë do të ecë mbarë. Ka pasur edhe momente kur kam humbur shpresën në problematikat personale, intime dhe në ato profesionale.

Dhe kur jam emëruar në Pirg, dhe nuk shikoja asnjë dritë jeshile, në horizont asnjë gëzim, thashë u emërova në këtë fshat do të ngelem këtu, unë nuk do të luaj kurrë teatër…..por profesioni im nuk ishte atje, ajo që unë e doja më shumë se jetën time, sa që mendoja të vras veten ndoshta ky do të jetë shpëtimi i kësaj dhimbjeje të madhe që përjetova kur u emërova në fshat. Ishte zhgënjim total kur u emërova në fshat,”- tha aktorja, e ftuar në emisionin “Rreze dielli”.

Gjithashtu rrëfeu momentin kur ka shkëmbyer puthjen e parë me bashkëshortin e saj.

Zamira u shpreh se puthjen e parë e dhe në Maliq ndërsa ishte atje së bashku me bashkëshortin për të dhënë një shfaqje.

“Në Maliq kam këmbyer puthjen e parë me bashkëshortin tim, sepse kemi qenë atje për të bërë një shfaqje, ai ka qenë kitarist dhe unë kam qenë aktore dhe në një moment të caktuar kemi prekur duart dhe kemi këmbyer puthjen e parë.

Atje ka nisur, dhe ka qenë 12 maji i vitit 89’ ajo ditë, sepse ne kishim filluar të këmbenim vështrime, kishim filluar të ndjenim që e kërkonim njëri-tjetrin, mirëpo askush nuk po thoshte, askush nuk po vepronte, në një moment të caktuar u këmbye ajo puthje, kështu që e kurorëzuam,”- u shpreh Zamira Kita.

/Panoramaplus.al

  

“Nuk të uroj më të mirat, se tashmë më ke”- Marina Vjollca uron Getoarin për ditëlindje, ja si i përgjigjet reperi

$
0
0

Reperi i njohur Getoar feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë për të nuk mund të mungonte urimi i bashkëshortes së tij Marina Vjollcës.

Në një postim në Instagram, moderatorja e njohur i dedikoi fjalët më të ëmbla bashkëshortit të saj, ku nuk munguan as batutat.

Duke e konsideruar se heroi e saj, Marina i uroi ditëlindjen reperit.

Por ajo nuk i uroi më të mirën Getoarit, pasi sipas saj e ka gjetur dhe është vetë Marina.

“Gëzuar ditëlindjen bashkëshortit tim të dashur, heroit tim, burrit tim të pashëm 😎 (Doja të uroja më të mirën, por tashmë më ke. Nuk ka nevojë 🤣)”– shkroi moderatorja.

Postimin e shoqëroi me një foto të Getoarit në makinë, i cili tha se është shumë me fat që ka Marinën në krah.

“Jam me fat ❤️”- komentoi reperi në statusin e saj.

/Panoramaplus.al

           

Shkëlqen! Nora Istrefi ‘çmend’ ndjekësit me bikini nga pushimet, ja kush e shoqëron

$
0
0

Nora Istrefi po shijon ditët e nxehta të verës në det.

Këngëtarja e njohur ka nisur pushimet dhe ka ndarë me ndjekësit poza joshëse.

E veshur me bikini ngjyrë rozë, Nora i ‘çmendi’ ndjekësit.

Ajo vuri në pah format e saj të tonifikuara trupore dhe dukej mjaft joshëse.

Me anë të videove, Nora zbuloi se gjatë pushimeve po e shoqëron vajza e saj e vogël Renee.

/Panoramaplus.al

  

“E kam akoma unazën”- A është në një lidhje Anxhela Peristeri? Këngëtarja: Pyetje 1 milionë dollarëshe

$
0
0

Anxhela Peristeri e ka mbajtur jetën e saj private larg vëmendjes së mediave.

Në çdo intervistë këngëtarja e shmang këtë pyetje dhe heziton të japë një përgjigje që të sqarojë statusin e saj të marrëdhënies.

E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo e konsideroi pyetje 1 milionë dollar që nuk i përgjigjet kurrë.

Anxhela theksoi se nuk dëshiron që të flasë për jetën private, duke u shpreh se do tregojë nëse është në një lidhje kur të vijë momenti i duhur.

“Pyetje 1 milion dollarëshe që nuk i përgjigjem kurrë. Nuk e kam shumë qejf që jetën private ta bëj publike. Do ta bëj publike kur duhet bërë,”- tha ajo.

Megjithatë ajo la të nënkuptohet se është dikush në jetën e saj.

Këngëtarja tregoi unazën e saj të shumëpërfolur, duke thënë se e ka akoma në gisht.

“Je e dashuruar?”- u pyet ajo.

“Jam mirë, e kam akoma këtë unazën,”- shtoi Anxhela Peristeri.

Unaza e këngëtares u diskutua shumë gjatë ditëlindjes së saj dhe për sa kohë që ajo vazhdon ta mbajë akoma në gisht, kjo nënkupton se dhuruesi është në krah të Anxhelës.

/Panoramaplus.al

           

Ja mesazhet fyese në WhatsApp, Ermal Mamaqi vazhdon të “demaskojë” Elvana Gjatën: Edhe gocën time personale të kisha nuk…

$
0
0

Ermal Mamaqi vazhdon të tregojë se ka një raport shumë të mirë me Elvana Gjatën, pas thashetheme për prishje të miqësisë mes tyre.

Teksa shijon pushimet me familjen e tij në bregdet, aktori i ka dërguar Elvanës një foto me djalin në WhatsApp.

Fillimisht, këngëtarja i dërgoi një emoji me sy me zemra dhe më pas ka bërë batuta me Ermalin.

“Po Joeli pse del vetëm me qenin në foto?”- i shkroi ajo.

Ndërsa aktori ia ka kthyer me emoji duke qeshur me lot.

Ermali publikoi mesazhet me këngëtaren në një postim në Instagram.

“Zbulohen të tjera mesazhe fyese nga Elvana Gjata dhe këtë herë në Whatcupin personal timin. Edhe gocën time personale ta kisha nuk do e fussha në shpi. Po iki të pi gotën e kosit thash. Iiiiiiiiiiiiiiiiiiiii….. Ja pra miq…”- shkroi Ermali, duke bërë humor.

Rreth 2 javë më parë, aktori ndau të tjera mesazhe që shkëmbeu me Elvanën por këtë herë në Instagram.

Këngëtarja i komentoi në një foto që Ermali postoi në InstaStory të djalit të tij Joelit dhe qenit.

Ajo shkroi se qeni ngjante me Ermalin ndërsa Joeli ishte kopje e Amit.

Aktori dhe biznesmeni postoi bisedën me përshkrimin: “Skandal! Zbulohet biseda… Ja pra miq… Ja bullizmi i Elvana Gjatës në mesazhet private.”

Në mediat rozë u përfol për një prishje të miqësisë së vjetër mes Elvanës dhe Ermalit në premierën e filmit të tij më të ri, ‘I love Tropoja’, ku ra në sy mungesa e ish-partneres së tij në filmin “Dy gisht mjaltë”, Elvana Gjata.

Ermal Mamaqi, në fjalimin e tij para premierës, nuk la pa komentuar mungesën e Elvanës, duke treguar se Gjata s’kishte mundur dot të vinte, pasi ishte jashtë Shqipërisë për një koncert.

Më tej ai bëri një batutë, duke iu drejtuar Elvanës në mungesë me fjalët: “Me këtë që bëre që nuk erdhe në këtë premierë, po të them që ta bëri mirë juria e Festivalit që të vuri dysh.”

Dyshimet u shtuan kur panë se në “Instagram”-in e saj, Elvana nuk bëri asnjë postim mbështetës për arritjen e re të Ermalit në kinema, ashtu siç bëjnë miqtë për njëri-tjetrin.

/Panoramaplus.al

  

“I ke dhëmbët si lepur dhe gjithë ato …”- Ndjekësi ‘i qan hallin’ Arbana Osmanit, moderatorja i kthen përgjigjen epike: Lek i shkuar dëm

$
0
0

Arbana Osmani vazhdon të jetë e fokusuar tek gatimi i ushqimit dhe ndarja e recetave me ndjekësit e saj në Instagram, pavarësisht se është në pritje të ëmbël.

Moderatorja së fundmi publikoi një foto në rrjetin sociale teksa po bënte sushi.

Ajo pozoi duke qeshur teksa përgatitet edhe ushqimin.

Të shumta ishin komplimentet për moderatoren. Megjithatë kishte edhe komente negative.

Një prej ndjekësve i vuri në dukje dhëmbët duke thënë se i kishte si lepur.

“Se i ke dhëmbët si lepur dhe gjithë ato lekë”- i shkroi ndjekësi.

Por Arbana nuk e ka lënë pa përgjigje duke i bërë komentin epik.

“Lek i shkuar dëm o Artan,”- iu kthye moderatorja.

Arbana Osmani është shtatzënë dhe po pret fëmijën e parë me partnerin e saj Eduart Grishaj.

Sipas thashethemeve gjinia e foshnjës që pritet të vijë në jetë së shpejti është djalë.

Moderatorja ka edhe një djalë tjetër, Jonin, me ish-bashkëshortin e saj.

/Panoramaplus.al

      

Aktorja e famshme turke e dashuruar me Shqipërinë, zgjedh sërish bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet

$
0
0

Aktorja e famshme turke Farah Zeynep Abdullah është rikthyer sërish në Shqipëri për të kaluar pushimet.

Farah zgjodhi Sarandën për të shijuar ditët e nxehta të verës.

30-vjeçarja publikoi foto në bregdeti shqiptar dhe në shenjë solidariteti për vendin tonë shoqëroi imazhet me emojin e flamurit kombëtar si edhe një emoji me duart që formojnë zemër.

Kjo është hera e dytë që aktorja turke zgjedh Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushime.

Po në të njëjtën periudhë, vitin e kaluar, ajo qëndroi në bregdetin e Vlorës dhe Sarandës.

Nga postimet që aktorja bërë në atë kohë, zbuloi se e do Shqipërinë dhe se i ka pëlqyer shumë bregdeti shqiptar.

Farah Zeynep Abdullah u bë e njohur për publikun shqiptar pas rolit të suksesshëm në serialin turk “Kurt dhe Sura”.

/Panoramaplus.al

     


Olta Gixhari shijon ditët e fundit të shtatzënisë në Spanjë/ Publikon fotografinë me dedikimin e ëmbël, por harron të veshë… (FOTO)

$
0
0

E zhvendosur në Spanjë ku është duke jetuar me bashkëshortin e saj, aktorja Olta Gixhari po i shijon në maksimum ditët e shtatzënisë.

olta gixhari

Olta kishte shkuar për pushime në Spanjë, para shpërthimit të koronavirusit, por me futjen në karantinë, mbeti atje dhe nuk u kthye më në Shqipëri.

Në një postim të fundit, Olta shfaqet me një trëndafil në dorë ndërsa në veshjen e saj, duket që mungojnë reçipetat.

Kjo mund të jetë një zgjedhje e aktores për të qenë më e lirshme për shkak të kilogramëve të tepërt që ka marrë nga shtatzënia.

Foton që ka postuar në Instagram, aktorja e shoqëron me shkrimin: “32 javëshe shtatzënë dhe këto janë pushimet tona të fundit çift për pak javë kryevepra jonë do të na ndryshojë jetën, dhe ne mezi po e presim”.

olta gixhari3 olta-gixhari2 Olta_Gixhari_sexy81484670799 olta-gixhari5 olta-gixhari1 olta gixhari olta-gixhari olta gixhari4 olta gixhari Olta-Gixhari-e1412927143790-415x2601 Olta-Gixhari-e1412927143790-415x26011

“Pushimet e fundit çift”- Olta Gixhari zbulon kur do vijë në jeta fëmija: Kryevepra jonë do na ndryshojë jetën

$
0
0

Olta Gixhari po shijon pushimet e saj të fundit si çift me partnerin e saj misterioz, pasi për pak kohë foshnja e saj do vijë në jetë.

Aktorja e famshme shqiptare ka dhënë detaje nga shtatzënia duke treguar se është 32 javëshe shtatzënë.

Duke e quajtur një kryevepër, ajo u shpreh se mezi pret që bebi të vijë në jetë.

“#32weekspregnant dhe këto janë pushimet tona te fundit çift👩‍❤️‍👨 për pak jave kryevepra jone do të na ndryshoj jetën, dhe ne mezi po e presim,”- shkroi Olta, ndërsa nuk zbuloi gjininë e bebit.

Ajo e shoqëroi postimin me një foto ku i dukej barku i rrumbullakosur.

Aktorja pozoi e veshur me një bluze të bardhë pa reçipeta dhe me një trëndafil në dorë.

Olta Gixhari e mbajti të fshehtë shtatzëninë derisa u zbulua nga mediat rozë pak kohë më parë.

Ajo është zhvendosur për të jetuar në Spanjë me partnerin e saj dhe ka vendosur që të mos zbulojë identitetin e tij.

/Panoramaplus.al

           

“Je i vetmi njeri që kam adhuruar”- Ditëlindja e trishtë e Rudina Dembacajt: Sot do jem tek dera e spitalit duke të thënë se të dua

$
0
0

Moderatorja Rudina Dembacaj sot feston ditëlindjen. Por kjo nuk është një ditë e gëzuar për të.

Moderatorja ka treguar se ditëlindjen e saj do e kalojë tek dera e spitalit, ku ndodhet i shtuar edhe babai i saj duke i thënë se e do shumë.

rudina dembacaj mark frroku

Ajo u shpreh se i ati është i vetmi njeri që ka adhuruar gjithmonë.

“Ditëlindja ime sot, do jetë tek dera e spitalit, duke të të thënë “Të dua Ba”! Je i vetmi njeri që kam adhuruar gjithmonë! Të dua shumë!❤️”– shkroi Rudina, e cila e shoqëroi postimin me disa foto përkrah babait të saj.

Në fund të muajit maj, moderatorja njoftoi se i ati ishte shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore.

Ajo publikoi një foto teksa mban dorën e babait të saj si dhe falënderime për bluzat e bardha që po kujdesen për të.

“Në përgjithësi nuk i tregojmë momentet e vështira në rrjete sociale. Jo për t’i fshehur, por për të mos transmetuar trishtim te ata që na ndjekin. Por ja vlen ta bësh publike kur ke falënderime të sinqerta për të thënë,”- shkroi Rudina Dembacaj.

/Panoramaplus.al

  

FOTOT/ Stresi hedh pas krahëve lidhjen me Keisin, kapet mat në krahët e ish-missit shqiptar. Kush është biondja seksi?

$
0
0

Reperi i njohur Stresi i ka dhënë fund marrëdhënies së tij me Keisin.

Pas shumë ndarjeve dhe ribashkimeve, ai është hedhur në krahët e një vajze tjetër.

Bukuroshja bionde u vu re në festën ditëlindjes së reperit dhe shfaqje non stop  në krahët e tij.

Burime nga miqtë e Stresit thanë për GSH, se vajza është e dashura e re e këngëtarit.

Biondia seksi është identifikuar si Atalanta Kërçyku, e cila mban disa kurora miss-i dhe vitin e fundit përfaqësoi vendin tonë në “Miss World”.

Prej vitesh ajo është shfaqur në ekranet shqiptare dhe aktualisht është pjesë e formatit “She’s on top” në “Top Channel”.

Sipas burimeve, çifti e kanë nisur lidhjen e tyre pak kohë më parë dhe Atalanta nuk kishte si të mungonte në festën gjigante të 33-vjetorit të lindjes së Stesit.

Në foto, ajo shihet e përqafuar  me këngëtarin dhe shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Ndonëse një lidhje e re, ata po kalojnë shumë kohë së bashku pasi në rrjetet sociale i kemi ndeshur të dy në jug të vendit, edhe pse nuk kanë postuar foto me njëri-tjetrit.

Pak kohë më parë, Keisi me anë të deklaratave në rrjetet sociale la të nënkuptohet se Stresi e kishte tradhtuar.

Nuk dihet ende nëse Atalanta është vajza që hyri mes Stresi dhe Keisit, por mes tyre duket se nuk ka më asnjë mundësi për rikthim.

“Nëse tradhton dikë që është i gatshëm të bëjë gjithçka për ju, ju në të vërtetë keni tradhtuar veten nga besnikëria e vërtetë,”– shkroi ajo në një postim në Instagram.

Menjëherë pas kësaj ajo zhvilloi një mini-intervistë me ndjekësit në rrjetin social Instagram ku shtoi akoma më shumë dyshimet.

Ajo u shpreh se pasi të hapen kufijtë do udhëtojë drejt Amerikës për të takuar një shoqe, kur ndërkohë Kejsi duhej të kthehej në Shqipëri ku ndodhet edhe Stresi.

Kejsi gjithashtu hodhi disa kunja drejt tij në pyetjet që  drejtuan ndjekësit.

“A mendon se njerëzit përfitojnë nga mirësia e një njeriu?”-e pyeti një nga ndjekësit.

“Normalisht, por gjithsecili tregon veten e vet. Një person nuk duhet të heqë dorë nga virtytet e mira sepse të tjerët nuk dinë ti vlerësojnë,”- u përgjigj ajo.

Ndërsa një tjetër i shkroi: “Çfarë të lëndon më tepër në jetë?”

“Njerëz që të zhgënjejnë pa fund dhe pa mëshirë,”- shtoi Kejsi.

/Panoramaplus.al

       

Fotot/ 38-vjetori intim i Getoar Selimit, surpriza e Marinës dëshmoi se çifti është ende në “muaj mjalti”

$
0
0

CEO i “Babastars”, Getoar Selimi, festoi dje 38-vjetorin, ndërkohë që në gjithë këtë festë ra në sy surpriza e bashkëshortes së tij, Marina Vjollca.

Në minutat e para të 3 korrikut, moderatorja ishte kujdesur që ta zbukuronte ambientin ku do të festonte dhe porositi tortën speciale, që simbolizonte klipin e ri të Getit në bashkëpunim me Majk, “Je t’aime”, që në shqip ata e përkthyen Zhytem.

“Faleminderit për këtë tortë të mrekullueshme dashuria ime, Marina Vjollca“, ka shkruar Getoar Selimi, duke zbuluar kështu pak nga intimiteti i tyre kur festojnë ditëlindjet.

Me këto postime, ata dëshmojnë se edhe pse vitet kalojnë, martesën e shijojnë si një muaj mjalti. Marina Vjollca dhe Getoar Selimi është një nga çiftet më të pëlqyera të showbizz-it. Ata kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave, edhe pse gjithmonë janë treguar tepër të rezervuar.

Megjithatë, në një intervistë të fundit, reperi ka folur për herë të parë mbi marrëdhënien me gruan e tij, Marinën, dhe thashethemet se xhelozia e tij është bërë shkak që ajo të mos punonte në televizion.

“Gjithë jetën më ka shoqëruar problemi i pamjes sime të jashtme, njerëzit më paragjykojnë sepse iu dukem shumë i ashpër, xheloz, agresiv. Në fakt, kur i lexonim ato, unë dhe Marina kemi qeshur, sepse e dimë se sa e kam përkrahur unë atë në punë dhe jo vetëm, por në çdo gjë, sikurse bën edhe ajo me mua. Pastaj, kur e njoha, Marina ishte figurë televizive dhe ato fjalë kanë qenë të tepruara. Unë jam tip që jo për këtë, por dhe për lajme të tjera, nuk kam dalë ndonjëherë të flas. Jam indiferent. Nuk flas as mirë e as keq dhe mendoj se kjo është arma më e fortë. Po u mora me një, duhet të merrem me të gjithë. Nëse diçka e kalon kufirin, e injoroj plotësisht. Këtë gjë ua them edhe administratorëve të faqeve të mia”, është shprehur Geti.

Kujtojmë se pas martesës, Marina qëndroi jashtë televizionit duke pritur projektin më të mirë. Vetëm në prill të 2019-ës, mediat shkruanin se Marina Vjollca shpalli pavarësinë nga Getoar Selimi me poza seksi, direkt pas projektit që e riktheu në televizion.

Marina publikoi disa fotografi të reja mjaft provokuese dhe hot, ku sipas ndjekësve, me këto poza provokuese ajo shpalli më në fund pavarësinë nga Getoar Selimi.

Kujtojmë që pasi u bë gruaja e tij, u fol se Getoari tregohej fanatik, duke i kontrolluar madje dhe veshjet, që të mos ishin shumë provokuese në spektaklin që ajo moderoi në “Tv Klan”, “C’est la vie”. Ky set, natyrisht që nuk ishte bërë pa qëllim nga Marina, e cila theu më në fund heshtjen për rikthimin në ekran si prezantuese e “Klanifornia”.

Lajmin e bukur e dha vetë disa kohë më parë, me anë të një postimi në “Instagram”. Pak kohë më parë u fol se emisioni i saj i ri do të kishte për protagonistë edhe bashkëshortin Getoar Selimi dhe Flori Mumajesin, një format për “Klan Kosova”.

Por më pas ishte moderatori Alaudin Hamiti që mori përsipër autorësinë e programit me titull “E ke yllin”. Për projektin e “Klan Kosova”, Alaudini tregoi se ky spektakël për herë të parë do të shfaqet në Kosovë dhe konkurrentët do të këndonin këngë shqiptare. Shumë kolegë të saj e konsideruan një lëvizje të gabuar, duke qenë se la punën si bashkëdrejtuese prej 10 vitesh e “Procesit Sportiv” me Edi Manushin dhe humbi stabilitetin në punë.

Për këtë arsye, Marina që pas mbylljes së spektaklit “C’est la vie” iu dedikua një jete të qetë, larg angazhimeve dhe lodhjes. Në postimet e saj, ajo bënte autoironi, duke e konsideruar veten “shtëpiake të dëshpëruar”. Aktualisht ajo pëlqehet mjaft si moderatore e “Klanifornias”, spektakli ku intervistoi si rrallëherë burrin e saj, bisedë nga e cila u zbuluan sekrete nga martesa e tyre.

Pas martesës me reperin e njohur Getoar Selimi, të gjithë presin një fëmijë nga çifti i njohur i showbizzit, duke qenë se hapat që ata hodhën në marrëdhënien e tyre ishin të një çifti tradicional, me fejesë e më pas martesë. Marina, edhe pse një personazh publik dhe e identifikuar në karrierën e saj me mbiemrin Vjollca, vendosi të merrte mbiemrin e burrit (Selimi) gjatë ngjitjes në altar.

Ndërsa Getoari, për t’iu përshtatur karrierës së saj në Shqipëri, vendosi të blinte apartament në Tiranë në një nga rezidencat luksoze, ku tani bashkëjetojnë si burrë e grua. Nga ana tjetër, martesa duket se i largoi fillimisht nga karriera, një shkëputje momentale, pasi tashmë të dy po punojnë paralelisht për projektet e tyre.

/Panoramaplus.al

      

        

Viewing all 3508 articles
Browse latest View live