Quantcast
Channel: » Panorama Plus
Viewing all 3508 articles
Browse latest View live

“Nuk jetoj dot pa skenën”, rrëfehet Agron Llakaj: Ja pse u largova nga “Portokalli”

$
0
0
maxresdefault-23-768x432

Xing me Ermalin’ emisioni satiriko-humoristik i mbrëmjes të së shtunës, ka pasur të ftuar në studio si personazh të dytë, pikërisht aktorin e humorit Agron Llakaj .

Që në hyrje të tij në studio, Ermali u shpreh se ka një konsideratë shumë të madhe për Agronin dhe se ai është legjenda e humorit shqiptar. Ermali dhe Agroni nëpërmjet humorit të tyre kanë treguar se kanë një raport shumë të ngushtë me njëri-tjetrin.

‘Më vjen shumë mirë që ti je rritur kaq shumë në sytë jo vetëm të mitë, por edhe të publikut shqiptar”, ka thënë Agroni. Ata kanë kujtuar edhe kohët kur punon në Portokalli, kur Ermali e quante Agronin ‘profesor’.

Agroni kujton edhe imitimin e parë politik që ka bërë, ndaj Pjetër Arbnorit. I pyetur nga Ermali se a ka pasur kërcënime, ai ka thënë se po, ka pasur, por nuk ka preferuar të flas me detaje për to.

E ndërsa për largimin e tij ai është shprehur se lidhet me disa propozime që ai kishte bërë për të sjellë ndryshime në Portokalli, por që nuk ishin përqafuar nga pjesa drejtuese e spektaklit.

“Më thanë që do jesh drejtor artistik i “Portokallisë” dhe nuk do të dalësh më në skenë. Unë nuk mund të jetoja pa skenën dhe kështu vendosa të largohem”, thotë Llakaj.


Luana Vjollca zbulon show-n ku do ta shohim, këtë sezon në luftë audience me Ermal Mamaqin

$
0
0
45457887

“Nuk do të shikosh asgjë tjetër” është teksti që zbulon Luana Vjollca në spotin televiziv për programin e ri, që do të nisë të shtunave të këtij sezoni televiziv. “Uhh na na e… Takohemi të shtunave në “Top Channel”.

Shumë shpejt surprizë…”, ishte statusi që prezantuesja Luana Vjollca e postoi nga Xhamajka, vendi ku po kalon pushimet këtë shtator. Edhe pse u fol se pas largimit të motrës Marina Vjollca në TV “Klan”, do të largohej edhe Luana, ajo do të vijë me një program prime-time çdo të shtunë. Për programin e ri është punuar në kohë rekord, direkt pasi Adi Krastës iu komunikua pushimi nga puna, edhe pse ishte njoftuar se pas mbylljes së “E diell”, ai do të rikthehej të shtunave me programin “A”.45457887

Vetë Luana dhe produksioni e kanë lënë mister se çfarë programi do të drejtojë ajo pas “Pa Limit”, spektaklit të sezonit të kaluar. Si fillim ishte Marina ajo që konfirmoi në studion e “Xing me Ermalin” se Luana do të qëndrojë në “Top Media”, duke pasur një fashë orari primetime, ditën e shtunë, e ku do të jetë kokë më kokë me Ermal Mamaqin në transmetim.

Marina shtoi se Luana është një nga më të komentuarat aktualisht dhe është një aset për “Top Channel”, apo një televizion tjetër që do ta kishte. Zakonisht, televizionet i japin mbrëmjes së të shtunës spektaklet më të mira, sigurisht që këtë vit asaj i duhet të sfidojë Mamaqin me shikueshmëri.

Vitin e kaluar Ermal Mamaqi dhe Arbana Osmani ironizonin shpesh dhe me shaka luftën e hapur midis tyre. Le të shohim kush do të shënojë kurbën për të lartë mes Luanës dhe Ermalit. Burime pranë “Top Channel” kanë konfirmuar se po punohet me ritme të shpejta për “show”-n e ri, që do të drejtohet nga Luana, ndërkohë që Ermali ka disa javë në transmetim.45478778

Nuk dihet ende se si do të jetë ekzaktësisht formati që do të prezantojë Luana, edhe pse nisur nga spoti, kamerat fokusohen te linjat e saj dhe një gardërobë. E shtuna është nata e privilegjuar për moderatorët. Kjo ditë do t’i jepej programit “A” të Adi Krastës, por ndryshimet në momentin e fundit rezultuan në “divorc” mes tij dhe “Top Channel”-it.

Ndërkohë që Luana këtë vit po e plotëson imazhin e saj si “showgirl”, pasi projekti muzikor “Benzina”, për herë të parë e ka bërë këngëtaren pjesë të klasifikimit të “The Top List”.

Duket se fansat e Luanës kanë bërë sugjerime pa fund në topawards.top-channel.tv që kënga e saj të bëhej pjesë e listës së 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Edhe pse javën e parë qëndroi në vendin e 50-të, fansat e saj do të presin se cili do të jetë pozicionimi i saj javën e ardhshme.

Fjorentina e “Big Brother” nis punë në televizion, por fsheh diçka në lidhje me Olsin

$
0
0
454578787878

“Na paskan gënjyer të gjithëve, pasi nuk janë ndarë” ishte konkluzioni i mediave rozë, pasi Olsi Klosi surprizoi për ditëlindje Fjorentina Halilin. Vetëm një muaj pasi deklaruan ndarjen, çifti më i komentuar i “Big Brother 9” u shfaqën sërish në krahët e njëri-tjetrit në prani të Anna Likës dhe menaxherit, Xhani Demnika. Foton nga nata e ditëlindjes me tortën surprizë nga Olsi e postoi vetë Fjorentina në Instagram, duke shoqëruar me dedikimin “Faleminderit zemra ime, që ma bëre këtë ditë kaq të bukur me surprizën tënde Olsi Klosi!”. Kjo foto dhe fjalët dedikuar ish-të dashurit vetëm një muaj pas ndarjes ngjallën dyshimet se Fjorentina diçka po fsheh në këtë histori.454578787878

Grimierja nga Tirana, që u njoh me Olsin në audicionet e “Big Brother”, ka njoftuar ndjekësit se sapo ka nisur punë në televizionin “Top Channel” si grimierja e re e imazheve të këtij televizioni. Ajo ka postuar disa foto nga dhoma e grimit me diçiturën: Kush na ka inat dhe xhelozi, plaçin në vend!”. Nuk munguan komentet e ndjekësve rreth nëntekstit të këtij statusi, ndërkohë që njërit prej tyre, Fjorentina iu përgjigj: “Unë i shtrydh njerëzit deri në pikën e fundit”.

Nuk dihet nëse kjo metodë e saj vlen edhe për Olsin, duke u nisur nga fakti se edhe pas ndarjes ata sërish takohen bashkë, apo nëse lidhja e tyre po vazhdon jashtë syrit të publikut. Këtë të vërtetë e përforcoi fakti se në festën e ditëlindjes, në prani të miqve e saj më të ngushtë në një nga club-et e Tiranës, ajo dhe Olsi u rikthyen si dikur.olsi-2-592x300

Kështu, lidhja mes tyre mori një tjetër rrjedhë pasi në mesnatë, ndërkohë që Fjorentina po festonte me miqtë e afërm, kur akrepat e orës shënuan 00:00, u shfaq Olsi me tortën e ditëlindjes në duar. Në fytyrat e dy ishbanorëve kishte shumë gë- zim, e pasi Olsi i uroi ditëlindjen dhe Fjorentina fryu qirinjtë, ata shkëmbyen një puthje në buzë. Nuk dihet nëse ky rikthim ishte vetëm për një natë, apo ata po vazhdojnë të lumtur si më parë.

Pak javë nga ndarja, Fjorentina tregoi në intervistën e saj për gazetën “Panorama” se “Olsi ishte një person shumë i rëndë- sishëm, si brenda, edhe jashtë shtëpisë për të”. Sa i takon arsyes së ndarjes, Fjori pat thënë ndër të tjera se: “Të them të drejtën, ndarja erdhi për arsye të kota. Ndoshta pak xhelozi e imja dhe impulsivitet i Olsit. Por dua të sqaroj se brenda shtëpisë ishte shumë ndryshe marrëdhënia jonë.

Ndoshta e qëndruara 24 orë bashkë e bën të fortë lidhjen, dhe të duket sikur ke një jetë me të. Jashtë është ndryshe shumë. Është më mirë kështu, secili në punën e tij. Pas ndarjes kemi pirë kafe, jemi zënë pak se jemi të dy kokëfortë. Por që në një marrëdhënie miqësore me të sigurisht që do i tregoja një sekret, dhe do i mirëprisja nga Olsi gjithashtu. Për momentin nuk jemi në fazën e të treguarit të sekreteve”.

Rishfaqet Ben Blushi, kafe me dy kontraversët e ekranit, Çanin dhe Aliajn

$
0
0
p7

Kryetari i një force të re politike, LIBRA, Ben Blushi, është zhdukur fare këto kohë nga skena politike. Ai nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti në Parlament, duke u bërë kështu viktima e ligjit të zgjedhjeve, e cila penalizon partitë e vogla. Duke vendosur një prag të lartë për ta për t’u bërë deputet, duhen shumë më tepër vota sesa kur je nën siglën e një partie të madhe.

Pa dyshim që ka pasur një keqardhje shumë të madhe për mungesën e Blushit në Parlament, si një zë i fortë opozitar dhe një përfaqësues i denjë, jo vetëm i partisë së tij, por edhe e intelektualëve shqiptarë. Ndërkohë që nuk është prezent në ekrane dhe në median e shkruar, ne e gjetëm Blushin në një nga baret e Tiranës.

p6Nuk është në shoqërinë e ndonjë politikani, por të Arian Çanit, të cilin e ka mik prej shumë vitesh dhe Robert Alisë, një tip edhe ai shumë kontravers në ekran, njëlloj si Çani. Nuk e dimë se si do të pozicionohet Blushi në situatën e re poltike, pasi për të bërë opozitarin, nuk është e thënë të jesh patjetër në Parlament.p7 p8

Paparaci në Parlament/ Blendi dhe Tritani, të moderuarit!

$
0
0
p2

Kushedi sa e vështirë duhet të jetë të nxehësh Blendi Çuçin, një njeri që e sheh gjithmonë të qeshur. Po ashtu edhe deputeti i karrierës në PD, Tritan Shehun. Prandaj së bashku ndihen kaq mirë.p2

Albi Isakaj: Unë dhe Anna Likaj çift në skenë, duhet punë dhe përpjekje që një femër “të më lidhë”

$
0
0
4762eca8f59a8e34e673d4f1a1cd0a69

Rezultoi djali më seksi me mjekër gjatë sondazhit të një reviste, ndërkohë që punonte si prezantues i një televizioni të rinjsh. Albi Isakaj këtë sezon televiziv është pjesë e spektaklit “Dance with me”, çift kërcimi me aktoren Anna Likaj, mbesa e motrave Inis dhe Ingrid Gjoni. Për tërheqjen e të kundërtave mes tyre dhe çfarë fshihet pas një djali të bukur si ai, Albi i rrëfen për gazetën “Panorama”:

Para pak kohësh u shpalle djali më seksi në një sondazh shqiptar. Mendon se të kanë votuar djemtë apo vajzat më shumë?

Ai sondazh, në fakt, ishte një surprizë për mua, por nga komentet që pashë ishin sigurisht vajzat ato që më kishin votuar. Dhe me të drejtë (qesh).3ccca2be0d68b0cdbce4033d8a6e2f03_400x400

Pas eksperiencës si prezantues në “In Tv”, të shohim si kërcimtar në spektaklin “DWM”. Ke pasur ndonjë lidhje të hershme apo të vonë me kërcimin?

Ftesa për në “Dance with me” ishte një surprizë e bukur, pasi gjithmonë më ka pëlqyer kërcimi. Nuk kam bërë ndonjë shkollë baleti, lidhja e vetme që kam është eksperienca si valltar në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Peshkopi (vendlindja ime), kur isha vetëm 5 vjeç.

Dimë që çiftëzimi për këtë sfidë nuk është shumë i thjeshtë mes VIPave, pasi jo të gjithë përshtaten me njëri-tjetrin. Ti si u ndjeve me Anna Likajn, ndodhi ajo kimia e trupave që në momentin e parë?

Anna është një vajzë fantastike dhe dua ta theksoj se kam qenë me fat që jam në çift me të. Kimia erdhi krejt natyrshëm, pavarësisht…

Të plotë e lexoni në Panorama Plus

Çifti Kokëdhima, dashamirës të natyrës

$
0
0
p11

Ndërkohë që në Tiranë ka një ndotje të frikshme si pasojë e betonit pa kriter, me ndërtime pa fund, si dhe shumë faktorëve të tjerë ndotës, i vetmi shpëtim për të marrë pak oksigjen mbetet ambienti i Liqenit Artificial…

Të plotë e lexoni në Panorama Plus

Fundjavat familjare të Gert Bogdanit dhe çiftit Xhunga-Hila

$
0
0
54578787

Pas një jave të lodhshme pune, personazhet e njohur të politikës dhe televizionit nxitojnë të shpenzojnë sa më shumë kohë me familjet në fundjavë. Paparaci ynë sjell foto të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani me bashkëshorten Edlirën, aktiviste e shoqërisë civile, si dhe me vajzën e tyre…

Të plotë e leconi në Panorama Plus


Paparaci në Parlament/ Strazimiri preferon ta shoqërojë vetë Doktorin deri te makina

$
0
0
v1

Deputeti demokrat, Genc Strazimiri, njihet si një nga deputetët më polemizues të kësaj force politike. Gjithashtu, ai shihet vazhdimisht pranë liderit historik të kësaj partie, zotit Sali Berisha.

Edhe pse tashmë në Parlament është edhe kryetari i kësaj partie, Lulzim Basha, Strazimiri vijon të bëjë ritualin e tij të zakonshëm. Ai e shoqëron Berishën deri te makina e tij.

v1Madje, siç e shihni edhe nga fotot, ai nuk kursen edhe dorën në shpinë, si një gjest respekti dhe dashamirësie ndaj Doktorit. Nuk e dimë nëse sillet një- soj edhe me kryetarin aktual Basha, apo Strazimiri ka dobësi për Doktorin dhe kaq.p1

Paparaci në Parlament/ Deputetet e PS ndryshe nga shefi i tyre, të dashura me Joridën

$
0
0
v3

Deputetja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është rikthyer në jetën politike dhe parlamnetare pak muaj pasi u bë nënë e dy binjakëve. Ajo bën oponencën e qeverisë, kryesisht për problemet ekonomike, gjë që e ka bërë jo rrallë të hyjë edhe në konflikte personale me Kryeministrin Rama.v3

E ndërkohë që brenda në sallë Rama i përvishet Tabakut duke e kundërshtuar, jashtë sallës atmosfera mes saj dhe deputeteve femra të PS-së është shumë më miqë- sore. Koleget shfaqen dashamirëse dhe të buzëqeshura me njëra-tjetrën.

Lajmet më të fundit të VIP-ave, tani me një klikim në panoramaplus.al

$
0
0
pan plus

Panorama Plus, media e parë që krijoi lajmin rozë 12 vite më parë!

Aty ku u investigua mbi jetën private të personazheve publikë!

pan plus

Aty ku rrëfimet ekskluzive dhe fotot e paparazzit bënë bujë dhe thyen tabu!

Media që e ktheu të shtunën, në ditën e shumëpritur për të lexuar mbi jetën e VIP-ave, tashmë vjen me një portal të dedikuar teresisht jetes se personazheve te njohur!

www.panoramaplus.al

Showbiz, gossip, paparazzi, intervista ekskluzive, lajme Vip, jeta e natës, moda Vip, politikanet jashtë politikës etj.

Bejeni jetën tuaj rozë! Lexoni

www.panoramapus.al

LSI zhvendos mbledhjet e partisë në kafe, të gjithë sytë te Naço

$
0
0
p10

Në një nga baret e zonës së ish-Bllokut, afër selisë së LSI-së, janë fotografuar pak ditë më parë disa nga anëtarët e kësaj partie. Nasip Naço, disa herë ministër dhe aktualisht deputet i Grupit Parlamentar të LSI, ishte në shoqërinë e Flamur Çelës, ish-deputet i Vlorës, i cili nuk arriti të rizgjidhet këtë legjislaturë…

Lajmin e plotë e lexoni tek Panorama Plus

 

Vera s’ka mbaruar akoma për analistin Artan Hoxha

$
0
0
IMG_9436

Ndonëse për shumë prej nesh tashmë vera ka mbaruar, madje kemi filluar të veshim edhe rroba të trasha darkave, për analistin Artan Hoxha stina e nxehtë nuk ka mbaruar akoma.

Ai ka shfrytëzuar orët me diell fundjavën e kaluar dhe është parë në plazh së bashku me bashkëshorten.IMG_9436

Viola dhe Petrula Spiro të pandara, shfaqen kudo bashkë

$
0
0
viola

Dikur, dy velinat e Fiksit, njëra bjonde dhe tjetra brune. Shumë të pëlqyera nga publiku, njësoj si parardhëset e tyre, Marina dhe Luana Vjollca. Ndërkohë që Viola Spiro ndoqi karrierën televizive si gazetare sporti dhe ka aktivitet në ekran edhe si e ftuar në shumë emisione, e motra Petrula nuk duket më në asnjë vend.

Njësoj e bukur si e motra, mesa duket ajo ose nuk e aspiron botën e televizionit, ose nuk ka arritur të çajë. Ndërkohë, motrat janë gjithmonë bashkë. Në evente dhe kudo, Vjola dhe Petrula bien menjëherë në sy si motrat bukuroshe.

viola Pak ditë më parë, ato u fotografuan nga paparaci ynë me veshje sport, teksa po bëheshin gati për t’u futur në kinema. Por, si gjithmonë, një selfie për t’u hedhur në Instagram është i domosdoshëm. Kështu, gjithë ndhekësit e tyre e marrin vesh se Viola dhe Petrula po shohin një film në kinema në këto momente.

Paparaci në Parlament/ Bashkim Fino relaksohet në bar me Olsi Ramën

$
0
0
p9z

Seancat e gjata parlamentare të këtyre ditëve kanë sjellë edhe lodhje te deputetët. Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, është parë në një bar në zonën e ish-Bllokut, së bashku me miq të tjerë dhe me vëllain e Kryeministrit Rama, Olsin.p9


Paparaci në Parlament/ Paloma i qepet këmba-këmbës Kejdit të LSI

$
0
0
p3

Një nga gazetarët e terrenit të emisionit investigativ dhe satirik, “Fiks Fare”, Rudina Demneri, ose Paloma, është parë në oborrin e Parlamentit, teksa vraponte për t’i marrë një prononcim deputetes së re të LSI, Kejdi Mehmentit. Kjo skenë është ndjekur edhe nga deputeti tjetër i LSI-së, Nasip Naço, i cili qesh teksa e sheh.p3

Paparaci në Parlament/ Fate Velaj i menduar mes kolegësh

$
0
0
v2

Ky është mandati i tij i parë si deputet në Parlament, dhe nuk e dimë se si do të jetë performanca e tij. Nëse do të jetë një deputet aktiv, ose jo.

Por për momentin, Velaj duket si i përhumbur dhe sikur nuk i interesojnë bisedat mes kolegëve. Në fakt, të merresh me politikë nuk është njësoj e këndshme sa të merresh me art.v2

Hueyda El Sayed: Eksperienca ime e re në jurinë ku vlerësohen mësuesit

$
0
0
hueyda (1)

Ish-balerina e famshme është rikthyer në vëmendje me një eksperiencë të veçantë, si anëtare jurie për të vlerësuar mësuesit. Lexoni rrëfimin e saj për Panorama Plus.

Hueyda teksa të ndjekim në rrjetet sociale, të shohim shumë në formë, por dhe që praktikon shumë sportin, veçanërisht yoga, çfarë po ndodh në jetën tende?

Është e vërtetë që bëj të paktën tri herë në javë yoga dhe më pëlqen shumë. Erdhi një moment kur ajo çfarë isha dhe çfarë kisha mëparë, nuk më pëlqente, nuk më mjaftonte më, kështu që prej 6 muajsh kam hyrë në një fazë dhe dinamikë te re të jetës sime. Yoga më ka bërë të ndihem më e sigurtë, por mbi të gjitha ndihem e lirë dhe në harmoni me veten, me zgjedhjet e mia, në rolin e artistes, nënës dhe gjithçka që më rrethon…

Intervisten e plote e lexoni ne Panorama Plus

http://www.panorama.com.al/panoramaplus/hueyda-el-sayed-eksperienca-ime-e-re-ne-jurine-ku-vleresohen-mesuesit/

 

Video/ Drejtoresha e Bashkisë feston ditëlindjen, Erion Veliaj dhe Valbona Selimllari “e djegin fare”

Eni Koçi del hapur me këngëtarin 15 vite më të madh, prezanton projektin që i kanë dedikuar lidhjes së tyre

$
0
0
ENI-GENCI

Pas disa muajsh që qarkullojnë lajme se një nga çiftet më të rinj të showbiz-it që po e mbajnë lidhjen e tyre sekrete janë Eni Koçi dhe këngëtari nga Kosova, Genc Prelvukaj, ka qenë këngëtarja 21-vjeçare ajo që ka hedhur një hap më shumë për të dëshmuar të vërtetën.

Bashkë me një foto çift me 36-vjeçarin Prelvukaj, ku shfaqen të veshur me të bardha, Eni ka njoftuar për projektin e tyre të ri muzikor, ndërsa shkruan “Vetëm ti” feat Genc Prelvukaj.

Lajmin e plote e lexoni ne Panorama Plus:

http://www.panorama.com.al/panoramaplus/eni-koci-del-hapur-me-kengetarin-15-vite-me-te-madh-prezanton-projektin-qe-i-kane-dedikuar-lidhjes-se-tyre/

Viewing all 3508 articles
Browse latest View live