Xhemi Shehu dhe Orinda Huta kanë zgjedhur ti bëjnë së bashku pushimet këtë verë.
Dy moderatoret e njohura publikuan foto të shumta në rrjetet sociale nën shoqërinë e njëra-tjetrës.
Por ndërsa kalon pushimet në bregdetin shqiptar me Orinda Hutën, duket se Xhemi Shehun e ka marrë malli për Arbana Osmanin.
Ajo publikoi një foto e ulur në një flamingo në rërë dhe shkroi: “Kur nuk ke Arbana Osmanin.”
Ndërsa mikja e saj iu përgjigj: “Ose Orinda Hutën.”
Shumë ndjekës komentuan duke thënë se Arbana Osmani është bërë xheloze për miqësinë mes dy moderatoreve.
“Arbana xheloze apo më duket mua?”– shkroi një ndjekës në profilin e Xhemi Shehut.
Megjithatë tre moderatoret e njohura kanë shkëmbyer batuta me njëra-tjetrën në komente.
/Panoramaplus.al