Quantcast
Channel: » Panorama Plus
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3508

Olta Gixhari e mbajti të fshehtë por e motra i zbulon gjininë e bebit

$
0
0

Olta Gixhari është shtatzënë në pritje të fëmijës së saj. Por aktorja e njohur u tregua mjaft e rezervuar për sa i përket detajeve të shtatzënisë.

Përgjatë 8 muajve, ajo nuk zbuloi gjininë e bebit që pritet të vijë në jetë më muajin gusht.

Megjithatë ishte motra e saj, moderatorja Gerta Gixhari që zbuloi gjininë e foshnjës duke thënë se Olta është në pritje të një djali.

“Mirë duket deri tani. Besoj nga mesi ose fundi i gushtit do të lindë. Në plan e kam të shkoj, por nuk e di sesi do të jetë gjendja. Kur të vijë në jetë djali, ti themi gjininë. Publikisht nuk ka dalë akoma.

Më shumë jam e impresionuar për të parë djalin e saj sesa periudhën e shtatzënisë sepse është një etapë që e kam kaluar vetë, është e njohur për mua dhe nuk më impresionon shumë ajo pjesë. Këshillimet dhe komunikimet kanë qenë gjithë kohës.

I them që të lëvizë sa më shumë sepse është e rëndësishme gjatë periudhës së shtatzënisë,”– tha moderatorja e ftuar në emisionin “Rudina”.

Gjatë periudhës së shtatzënisë, Olta Gixhari ka ndarë me ndjekësit foto ku ka treguar barkun e saj të rrumbullakosur.

Dy ditë më parë, ajo tregoi sesi bënte ecje në mal në prag të muajit të nëntë të shtatzënisë.

Një çmenduri për një femër shtatzënë, por megjithatë duket se aktorja i kishte marrë parasysh të gjitha rreziqet.

Aktualisht Olta Gixhari po jeton në Spanjë me partnerin e saj misterioz, të cilit ka vendosur që të mos ia zbulojë identitetin.

/Panoramaplus.al

          


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3508