Quantcast
Channel: » Panorama Plus
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3508

Kosova në hartën e “Apple”, edhe Alban Skënderaj i bashkohet peticionit: Së bashku ia dalim

$
0
0

Prej disa ditësh qarkullon në internet një peticion për vendosjen e Kosovës në hartën e Apple.

Peticionit iu bashkuan artistë të mëdhenj shqiptarë si Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max dhe Dafina Zeqiri.

Së fundmi, iu është bashkuar edhe këngëtari Alban Skënderaj. Ai i bëri repost postimit të kolegut të tij Sidrit Bejleri, i cili u kërkonte shqiptarëve nënshkrimin e peticionit.

“Nënshkruajeni motra e vëllezër që dhe Kosova të njihet në hartat e Apple!”- shkroi Sidrit Bejleri. Ai shoqëroi postimin me një foto të hartës së Apple, ku kufijtë e Kosovës nuk janë të vendosur.

Ndërsa Alban Skënderaj e shpërndau postimin duke bërë apelin: “Së bashku ia dalim.”

/Panoramaplus.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3508