Këngëtarja Era Rusi ka folur pa doreza për jetën e saj sentimentale.
Gjatë një interviste këngëtarja pranoi se ka qarë për shkak të tradhtisë.
Ndërsa la të nënkuptohet se ende nuk e ka gjetur një partner për të kaluar jetën.
Madje Era Rusi tha në emisionin “E diell” se babai i saj i ka hequr të gjitha shpresat se mund t’i prezantojë një të dashur, duke i thënë se është më mirë vetëm.
Pjesë nga intervista:
Babai është më i lumtur kur i prezanton të dashur të ri apo një klip të ri?
Era Rusi: Babai ka dhënë dorëheqjen. Nuk do t’ia dijë hiç. Madje më thotë je më mirë kështu, rri rehat”
Kush e di kë i ke prezantuar?
Era Rusi: Çuditërisht nuk i kam prezantuar asnjë. Nuk ia ka vlejtur.
Ke qarë për çunat se nuk kanë pasur lekë apo se të kanë tradhtuar?
Era Rusi: E dyta. Ndërrojmë temë tani (qesh)
/Panoramaplus.al