Quantcast
Channel: » Panorama Plus
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3508

Peticioni ndaj Apple “shkrin akullin” mes dy këngëtareve shqiptare, armike me njëra-tjetrën. Detaji për Dua Lipën që u vu re në postimin e Rita Orës

$
0
0

Peticioni në internet drejtuar kompanisë së famshme Apple për përfshirje të Kosovës në hartën e saj ka bërë bashkë këngëtaret e famshme shqiptare.

Për herë të parë, Rita Ora është solidarizuar me Dua Lipën pas kaq shumë kohësh që përfliten për urrejtje mes njëra-tjetrës.

Këngëtarja në një postim në Instagram i kërkoi Apple vendosjen e atdheut të saj në hartë duke thënë se Kosova dhe Shqipëria janë të mbushur me talente dhe se ka shumë gra të forta që përfaqësojnë trashëgiminë shqiptare.

Ndërsa në postim bëri tag “armiken” e saj Dua Lipën, si edhe këngëtare të tjera me famë si Ava Max, Bebe Rexhën, Dafina Zeqirin dhe Era Istrefin.

 “Do dëshironim që Apple të vendoste Kosovën në hartë! Shqipëria dhe Kosova janë të mbushur me talente të bukura dhe të mëdha. Unë jam kaq krenare për gratë e forta dhe të talentuara që  përfaqësojnë trashëgiminë tonë. Përhapim dashuri, paqe dhe unitet sot me Dua Lipën, Bebe Rexhën, Ava Max, Dafina Zeqirin dhe Era Istrefin,”- shkroi Rita Ora.

Prej vitesh përflitet për një armiqësi mes dy këngëtareve shqiptare, edhe pse asnjëra prej tyre nuk iu është adresuar këtyre thashethemeve.

Ndërkohë Dua Lipa gjithashtu iu është bashkuar këtij peticioni.

24-vjeçarja postoi një foto të flamurit “autokton”, që për herë të parë u shfaq në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Në flamur janë pikturuar harta e Shqipërisë me Kosovën dhe Çamërinë në ngjyrë të kuqe me shqiponjën dy krerësh në mes, ndërsa në sfondin e zi të tij janë portreti i Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit.

Ndërsa me gërma të mëdha shkruhet: AUTOCHTHONOUS.

Dua Lipa shpjegoi për ndjekësit e saj se çfarë do të thotë edhe fjala “Autokton”.

“Autokton- mbiemër (për banorët e një vendi) vendas dhe jo të ardhur nga emigrimi apo kolonitë,”– shkroi Dua Lipa.

/Panoramaplus.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3508