Dua Lipa gjithmonë i ka treguar botës me krenari botës rrënjët e saj.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore gjithmonë ka dhënë mesazhe patriotike dhe vazhdon ta bëjë këtë.
Së fundmi ka nisur një peticion në internet drejtuar kompanisë së famshme Apple, ku i bëhet thirrje të përfshijë Kosovën në hartën e saj.
Ndër personazhet e famshën që i janë bashkuar kësaj nisme është dhe këngëtarja me famë botërore Dua Lipa.
Ajo publikoi flamurin “autokton”, që për herë të parë u shfaq në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Në flamur janë pikturuar harta e Shqipërisë me Kosovën dhe Çamërinë në ngjyrë të kuqe me shqiponjën dy krerësh në mes, ndërsa në sfondin e zi të tij janë portreti i Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit.
Ndërsa me gërma të mëdha shkruhet: AUTOCHTHONOUS.
Dua Lipa shpjegoi për ndjekësit e saj se çfarë do të thotë edhe fjala “Autokton”.
“Autokton- mbiemër (për banorët e një vendi) vendas dhe jo të ardhur nga emigrimi apo kolonitë,”– shkroi Dua Lipa.
Ndaj postimit ka reaguar edhe ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana dhe moderatorja Albana Osmani.
“O Tokë Tonë 🇦🇱,”- shkroi Cana.
Ndërsa Albana Osmani reagoi ndaj një komenti në postimin e Dua Lipës ku shkruhej: “Kosova është Serbia.”
“Nuk mund të ndryshoi historinë. Kosova është Kosova dhe zemra e Shqipërisë. Kosova i përket Kosovës,”- iu përgjigj moderatorja.
Reagimin e saj e ndau me ndjekësit në Instagram dhe shkroi: “Duke i përcjell me lezet. Se na pushtuan inbox. Nga një koment që bëmë tek Dua Lipa 🌟💜.”
Më vonë publikoi edhe një foto duke bërë simbolin e shqiponjës.
“E shoh bashkë tokën e të parëve 🇦🇱🇽🇰 E shoh me fusha plot lule e të mbushura me fëmijë! E shoh në Evropë krejt bashkë dhe të rrethuar me dashni!❤️”– shkroi Albana Osmani, krahas imazhit patriotik.