Quantcast
Channel: » Panorama Plus
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3508

Fotot/ Luajnë tavëll dhe pinë tekila, Xhemi dhe Orinda kritika për sjelljen si burra gjatë pushimeve

$
0
0

Dy moderatoret simpatike të ekranit, Xhemi Shehu dhe Orinda Huta, kanë treguar shpesh se ruajnë një raport mjaft miqësor, edhe pse mund të konsiderohen rivale në ekran.

Përveç profesionit, ato ndajnë edhe të njëjtin pasion për t’u ushtruar në palestër e për të qenë gjithmonë në formë. Por duket se mikeshat kanë vendosur të kalojnë edhe disa ditë pushime në praninë e njëra-tjetrës.

Xhemi ka ndarë foto në plazh krah Orindës dhe ajo çka tërheq vëmendjen është mënyra si po e kalojnë kohën dy moderatoret.

Ato kanë zgjedhur të luajnë tavëll dhe të pinë tekila, gjë që nuk është aspak e zakonshme për vajzat shqiptare, të cilat shumicën e kohës në plazh e kalojnë vetëm duke shijuar rrezet e diellit.

Sportiviteti dhe origjinaliteti janë gjërat që i bëjnë të duken më të veçanta Xhemin dhe Orindën. Pikërisht për pushimet me tavëll e tekila, ato janë bërë shënjestra e komentuesve, sipas të cilëve nuk ka pse të sillen si burra.

/Panoramaplus.al

  

     


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3508