Këtë të enjte, temperaturat nuk kanë qenë aq të larta e megjithatë duket se për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, kjo nxehtësi ka qenë disi e padurushme.
Për këtë arsye, ata pushimin nuk e kanë bërë si gjithmonë në këmbë dhe afër derës së Parlamentit, por të ulur në një tavolinë të gjatë, në zonën e gjelbëruar të oborrit të Parlamentit.
Ata kanë improvizuar kështu një si tip kafeneje, mbase edhe për arsye sigurie, duke mos preferuar baret ku rreziku i Covid është i lartë.
Ky fresk bahçeje ka bërë bashkë deputetë të majtë e të djathtë, të cilët kanë kaluar mjaft kohë së bashku, duke biseduar me njëri-tjetrin.
/Panoramaplus.al