Modeli shqiptar, Alessio Alia është bërë baba për herë të tretë.
Ditën e sotme bashkëshortja e tij solli në jetë djalin Zayn Izaak Alia.
Alessio Alia ndau me ndjekësit lajmin e bukur me anë të disa fotove shumë të ëmbla.
Në dy prej fotove ai shihet duke i prerë kërthizën djalit të porsalindur, ndërsa në foton e tretë është bashkëshortja me vogëlushin në krahë.
Modeli dhe menaxheri i VIP-ave u shpreh se 3-shi është një numër magjik për të dhe shpjegoi arsyet:
Ata thonë se treshi është numri magjik 🙏
1 / Nëna e tre fëmijëve të bukur është e sigurt dhe mirë
2 / Ardhja e djalit tim të vogël, Zayn Izaak Alia.
3 / Nëna ime ka të njëjtën ditëlindje si djali im i vogël.
Ju dua të gjithëve, Zoti ju bekoftë ❤️❤️❤️
Alessio Alia është baba edhe i dy fëmijëve të tjerë, një vajze dhe një djali.
Ai ka krijuar një familje të mrekullueshme në Australi me partneren e tij Katherine.
Në një intervistë pak kohë më parë me Panoramaplus, tregoi rëndësinë e familjes së tij.
“Po pres fëmijën e tretë të lindë në korrik. Faleminderit Zotit të madh për këtë dhuratë! Për mua, familja është ajo që çdo herë mendoj kur rikthehem në shtëpi nga turet, e pres me padurim rikthimin pranë saj. Mezi pres të puth gjithë familjen time, ngaqë ka 33 vite që më mungon familja ime dhe tani e shoh sa paskam humbur pa atë dashuri, që s’paska gjë më të bukur “love”,”– tha ai.
Gjithashtu tregoi pse nuk e zgjodhi nënën e fëmijëve të tij nga bota e showbizz-it.
“Nuk është rastësisht kjo zgjedhje, po ashtu e mendova. Për mua, dy persona nuk është mirë të jetojnë bashkë dhe të bëjnë të njëjtën punë. Mendimi im është ky tani. Shumë të tjerë e mendojnë ndryshe, por unë kështu e kam dashur dhe jam shumë i lumtur,”- rrëfeu Alessio Alia.
/Panoramaplus.al