Kiara Tito i ka dhënë fund njëherë e mirë lajmeve se ka qenë e lidhur me Butrint Imerin.
Moderatorja e njohur zhvilloi një mini-intervistë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku u pyet nëse ka qenë në një marrëdhënie me ndonjë nga personazhet e njohur.
“Jo,”- është përgjigjur prerë Kiara Tito.
Ajo gjithashtu zbuloi se për momentin nuk është në një lidhje dashurie.
“Ke të dashur”- u pyet moderatorja nga ndjekësit, e cila u përgjigj: “Jo!”
Kiara Tito është përfolur për një lidhje dashurie me këngëtarin Butrint Imeri, por asnjëri prej tyre nuk i konfirmoi lajmet.
Moderatorja ka qenë pjesë e klipit të Butrint Imerit në këngën me titull “Hajt Hajt”.
/Panoramaplus.al