Quantcast
Channel: » Panorama Plus
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3508

“Të kanë ofruar para në këmbim të seksit?”- Ja si përgjigjet Kejvina Kthella. Sqaron të vërtetën e lidhjes me reperin e njohur: Për një mashkull kurrë s’do …

$
0
0

Kejvina Kthella është një ndër femrat më të bukura të showbiz-it shqiptar.

Ish-velina ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me format seksi trupore dhe jeta e saj private është mjaft e komentuar.

Në një intervistë së fundmi, biondja bukuroshe është pyetur nëse i kanë ofruar ndonjëherë para në këmbim të seksit.

“Të jem e sinqertë mua drejtpërdrejt jo. Por nga njerëz të tjerë mund të ketë ndodhur. Kur nervozohem, nuk e di çfarë them. Nuk është se më ka bërë shumë përshtypje, thjesht e kam injoruar si gjë, kaq,”- tha ajo e ftuar në emisionin “Pop Culture.”

Kejvina zbuloi edhe cila pjesë e trupit i pëlqen më shumë tek vetja.

“Sytë më pëlqejnë shumë, flokët dhe veshët, i kam perfekt,”- u shpreh ish-velina.

Gjithashtu ajo sqaroi edhe të vërtetën e lidhjes me reperin e njohur Seven Sqaraqi.

Kejvina Kthella rrëfeu se nuk ka pasur asgjë mes tyre përveçse miqësi. Por la të nënkuptohej se mes tyre mund të ketë diçka në të ardhmen.

Ndërsa u shpreh se drejt Amerikës udhëtoi për të bërë një kurs aktrimi, duke shtuar se nuk do merrte kurrë avionin për një mashkull.

“Nuk është e vërtetë. Seveni është shumë bukurosh dhe djalë i mirë. Më ka ndenjur shumë afër në Amerikë, kaq, asgjë më shumë. Nuk ka pasur asgjë më shumë mes nesh, thjesht shoqëri. Tani të ardhmes nuk i dihet, por për momentin kështu jemi. Në Amerikë shkova për të bërë një kurs aktrimi. Është vendi i duhur besoj. Meqë kisha mundësi, thashë pse jo. Nuk shkova se kisha të dashur atje. Nuk do e merrja avionin kurrë për një mashkull,”– tha Kejvina.

/Panoramaplus.al

           


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3508