Klaudia Pepa dhe Albi Nako vazhdojnë të mbajnë raporte të mira me njëri-tjetrin edhe pas ndarjes.
Ish-çifti i njohur e kanë dëshmuar këtë shumë herë gjatë intervistave të ndryshme.
Së fundmi, koreografi tërhoqi vëmendjen me deklaratën për ish-bashkëshorten e tij.
Ai postoi një foto nga videoklipi i Giulia Luzi dhe Samuel Storm, “ Mon Amour”, ku Klaudia Pepa shihet duke performuar dhe e quajti ish-gruan, një ‘mbretëreshë’.
Komenti i Albi Nakos për balerinën tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pasi vjen edhe në një moment kur përflitet se ai i ka dhënë fund lidhjes me Alba Hoxhën.
Burime pranë çiftit kanë treguar se Alba është larguar nga shtëpia e Albi Nakos në Tiranë, ku dhe bashkëjetonin prej ca kohësh.
Raportohet se ata e kanë marrë këtë vendim për shkak të problemeve të shpeshta mes tyre dhe gjithashtu të ndikuar nga familjet e secilit, të cilët nuk ishin dakord që marrëdhënia e tyre të përfundonte me martesë.
Familja e Albës nuk ka pasur sigurinë e duhur për vajzën e tyre, duke u nisur nga mënyra sesi i dha fund martesës Nako me ish-balerinën e tij, Klaudia Pepa. Nga ana tjetër, edhe prindërit e Albit kishin rezervat e tyre për një nuse balerinë në shtëpi, nga frika se mos historia do të përsëritej me divorc pas martesës. Nga ana tjetër, edhe pse Alba u komentua si shoqja “jobesnike” duke i marrë burrin Klaudias, pas ndarjes ajo ka rendur t’i afrohet sërish në miqësi ish-koleges dhe ish-es së të dashurit, e cila tashmë jeton në Itali.
Direkt pasi Alba e ka fshirë Albin nga miqtë e saj virtualë në “Instagram”, e ka shtuar sërish te miqtë e saj Klaudia Pepën. Tashmë të dy vijojnë të punojnë në të njëjtin televizion, Alba vijon punët si koreografe e “Stop” dhe në minutazhin e saj te moti, ndërsa Albi rikthehet në krye të punëve të tij në “TV Klan”. Kjo ndarje konsiderohet vendimtare nga miqtë e çiftit, edhe pse ata u përfolën kohë më parë se i kishin dhënë fund, fiks nëntë muaj pasi koreografi i njohur Albi Nako filloi të dilte hapur me balerinën e tij mbi 15 vite më të re, Alba Hoxhën.
Në fakt, Albi Nako dhe Alba Hoxha dolën hapur 2 vite pasi kishin lidhje bashkë, ndërkohë që do të mbahen mend si një nga çiftet e showbizz-it që nuk e pranuan kurrë marrëdhënien e tyre. Gjithnjë nën pretekstin se ishin miq të mirë, balerina dhe koreografi shijuan një histori romantike, së cilës duket se i ka ardhur me të vërtetë fundi.
Mosmarrëveshjet mes çiftit kanë çuar edhe në ndarjen e tyre, por edhe qëndrimi jomiratues i prindërve të Albit, të cilët nuk kanë dashur zyrtarizimin e tij në martesë me një vajzë në profesionin e balerinës. Kujtojmë që deri para karantinës, lidhja e tyre po shkonte mirë, pasi përveçse shiheshin kudo bashkë, Albi e mbështeti në biznesin e saj, një dyqan veshjesh online.
/Panoramaplus.al