Gent Hazizi ka komentuar për herë të parë prodhimin e dy filmave nga Ermal Mamqi.
Aktori është shprehur se kolegu i tij Ermali nuk mund të vetëquhet kineast. Hazizi tha se është guxim i madh të bësh film.
Por sipas tij, prodhimet e Mamaqit nuk janë filma por ‘disa gjëra të montuara’.
Aktori i humorit i kërkoi që të bëjë deklarata ku shprehet se është i suksesshëm si kineast pasi bëhet mosbesues në sytë e njerëzve.
“Ermal Mamaqi prodhoi dy filma. Pse nuk ndodhin në filma të tjerë këto gjëra?”- u pyet ai i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora.
“Nëse Ermali është i suksesshëm, bravo i qoftë. Por kjo nuk do të thotë se filmat e tjerë janë më pak të suksesshëm. Të dëgjoj pse Gjergji Xhuvani nuk bënte lekë me filmin dhe Ermali bën lekë, unë nuk mendoj që Ermali është i suksesshëm dhe Gjergji është i pasuksesshëm, kështu që nuk i vej dot në kandar këto gjëra.
Unë ia edhe them publikisht, mund t’ia them edhe personalisht, e mira është që të mos fillojë të quhet kineast. Unë mund ta quaj kineast, quaj Gjergj Xhuvanin, Fatmir Koçin, Bujar Limanin etj. Të arrish të thuash jam kineast është shumë. Është guxim i madh të thuash kam bërë film. Kur monton disa gjëra nuk do të thotë se ke bërë film, se edhe unë mund të dal të filmoj disa gjëra dhe të them kam bërë edhe unë film.
I montova dhe jam i suksesshëm. Është mirë që janë të suksesshëm por të mos japin deklarata sepse bëhen mosbesues. Kur dëgjoj dhe thotë kineast, unë them jo nuk je për shijet e mia,”– u përgjigj Gent Hazizi.