Quantcast
Channel: » Panorama Plus
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3508

“U bënë 4 muaj pa të parë”- I ndau karantina, bashkëshortja i bën dedikimin Bleros: Sikur të rilindja do bëja të njëjtën zgjedhje

$
0
0

Prej katër muajsh, çifti i njohur Blero dhe Afrona Dika nuk janë takuar me njëri-tjetrin.

Për shkak të mbylljes së kufijve dhe pandemisë së koronavirusit, ata e kanë qëndruar larg nga njëri-tjetrit.

Në një postim në Instagram, Afrona ka shprehur dashurinë për Bleron duke treguar sa shumë e ka marrë malli.

Ajo shkruan se mungesa e tij është aq e madhe sa nuk e përshkruan dot me fjalë.

Ndërsa thotë se nëse do rilindte sërish do bënte të njëjtën zgjedhje, të kalonte jetën me të.

“Më mungon çdo ditë e më shumë… Mungesa jote është aq e madhe sa që nuk e di se si ta shpjegoj me fjalë… Dashuria e fortë na ka dhënë forcë ti mbijetojmë̈ çdo sfidë në martesën dhe lidhjen tonë…

Janë bërë 4 muaj që nuk jemi parë dhe më mungon çdo ditë e më shumë… Sikur të rilindja do të të bëja të njëjtën zgjedhje, të martohesha me ty dhe të ndaja jetën me ty. Të dua ❤️❤️❤️”– shkroi ajo.

Ndërsa postimin e shoqëroi me disa foto nga dasma e tyre.

Ata jetojnë të ndarë për shkak të kontratës së punës që Afrona ka në Zvicër.

Por pas mbarimit të kontratës, çifti do të bashkohen dhe ende nuk kanë zgjedhur se ku do të jetojnë.

/Panoramaplus.al

      


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3508

Trending Articles