Quantcast
Channel: » Panorama Plus
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3508

“Kush e di sa do acaroheshe me mua …”- Vajza e Xhevdet Ferrit prek me fjalët për të atin: Nuk më mësove të jetoj pa prezencën tënde

$
0
0

Vajza e Xhevdet Ferrit vazhdon të kujtojë me mall babain e saj.

Me anë të postimeve në rrjetet sociale, Bora tregon sesa shumë i mungon i ati.

Ajo u shpreh se aktori i ka dhënë shumë leksione në jetë por nuk e mësoi sesi të jetonte pa prezencën e tij.

Ndërsa shtoi se nëse ai do i shihte postimet e saj të shumta për të atin do i thoshte se është shumë patetike.

“Sa i bukur ke qenë mo papi … Obobo kush e di sa do acaroheshe me mua me gjithë këto foto të tuat që kam ndarë në këto 5 muaj të shkuar. Po me thënë të drejtën po bëj çfarë mundem sepse në të gjitha leksionet që më ke dhënë në jetë (edhe ati ne ozmoze) nuk më ke mësuar sit ë jetoj pa prezencën tënde. Ja për shembull, edhe për këtë koment do më kishe thënë “je bërë patetike Bora!”. Më mungon babi,”- shkroi Bora.

/Panoramaplus.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3508