Quantcast
Channel: » Panorama Plus
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3508

Albi Isakaj: Unë dhe Anna Likaj çift në skenë, duhet punë dhe përpjekje që një femër “të më lidhë”

$
0
0
4762eca8f59a8e34e673d4f1a1cd0a69

Rezultoi djali më seksi me mjekër gjatë sondazhit të një reviste, ndërkohë që punonte si prezantues i një televizioni të rinjsh. Albi Isakaj këtë sezon televiziv është pjesë e spektaklit “Dance with me”, çift kërcimi me aktoren Anna Likaj, mbesa e motrave Inis dhe Ingrid Gjoni. Për tërheqjen e të kundërtave mes tyre dhe çfarë fshihet pas një djali të bukur si ai, Albi i rrëfen për gazetën “Panorama”:

Para pak kohësh u shpalle djali më seksi në një sondazh shqiptar. Mendon se të kanë votuar djemtë apo vajzat më shumë?

Ai sondazh, në fakt, ishte një surprizë për mua, por nga komentet që pashë ishin sigurisht vajzat ato që më kishin votuar. Dhe me të drejtë (qesh).3ccca2be0d68b0cdbce4033d8a6e2f03_400x400

Pas eksperiencës si prezantues në “In Tv”, të shohim si kërcimtar në spektaklin “DWM”. Ke pasur ndonjë lidhje të hershme apo të vonë me kërcimin?

Ftesa për në “Dance with me” ishte një surprizë e bukur, pasi gjithmonë më ka pëlqyer kërcimi. Nuk kam bërë ndonjë shkollë baleti, lidhja e vetme që kam është eksperienca si valltar në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Peshkopi (vendlindja ime), kur isha vetëm 5 vjeç.

Dimë që çiftëzimi për këtë sfidë nuk është shumë i thjeshtë mes VIPave, pasi jo të gjithë përshtaten me njëri-tjetrin. Ti si u ndjeve me Anna Likajn, ndodhi ajo kimia e trupave që në momentin e parë?

Anna është një vajzë fantastike dhe dua ta theksoj se kam qenë me fat që jam në çift me të. Kimia erdhi krejt natyrshëm, pavarësisht…

Të plotë e lexoni në Panorama Plus


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3508