Quantcast
Channel: » Panorama Plus
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3508

Linda Jarani guxon në kinema, shfaqet e zhveshur në një marrëdhënie treshe

$
0
0
screenshot-www.instagram.com-2017-09-30-14-36-34-196

Linda Jarani është aktorja 25-vjeçare e serialit “O sa mirë”, që ka guxuar së fundi me rolin e saj në kinema, ku shfaqet më e zhveshur se kurrë. Pas famës që aktorja e identifikuar për kaçurrelat mori nga ky serial, i xhiruar në Kosovë, ka marrë pjesë në disa projekte kinematografike.screenshot-www.instagram.com-2017-09-30-14-36-34-196

Kështu, së fundmi ajo është bërë pjesë e filmit më metrazh të shkurtër, të titulluar “Faith”, me regji të Jehona Berishës, ku shfaqet nudo në një marrëdhënie treshe, mes një vajze dhe një djali. Në një nga skenat e filmit, aktorja shihet me aktorët Gojart Kqiku dhe Daniela Markaj, pjesë e këtij filmi që po ngacmon që tani fantazinë e publikut. Në foton e realizuar nga fotografja Fioralba Kryemadhi, të tre aktorët shihen të zhveshur në pjesën e sipërme të trupit dhe duket sikur ata janë nudo tërësisht.screenshot-www.instagram.com-2017-09-30-14-35-47-186

Për më shumë, skenat e nxehta mes protagonistëve do t’i shohim në premierën e filmit. Aktorja që njihet nga seriali “O sa mirë” si Rozafa Kroi (studentja nga Shkodra) bën përshtypje për stilin e saj në jetën e përditshme. Ajo e ka shprehur hapur se është e afeksionuar pas stilit “old fashion”, duke pozuar në setet e fotove që bën shpesh si femra e viteve ’20-’30./Panorama/screenshot-www.instagram.com-2017-09-30-14-36-09-551


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3508

Trending Articles